Li Keqiang i dërgon mesazh urimi kryeministres së sapoemëruar italiane
2022-10-26 11:16:53

Foto: VCG

Kryeministri kinez Li Keqiang i dërgoi  të dielën një mesazh urimi Giorgia Melonit për marrjen e detyrës së kryeministres së  Italisë.

Li u shpreh në mesazhin e tij se Kina dhe Italia janë vende me qytetërim të lashtë e histori të gjatë dhe miqësia ndërmjet tyre ka një bazë të thellë historike. Në vitet e fundit, të dyja palët kanë përballuar së bashku epideminë e koronavirusit të ri dhe kanë thelluar bashkëpunimin në fushat ekonomiko-tregtare, tekniko-shkencore, kulturore etj., duke u sjellë përfitime konkrete popujve të të dy vendeve. Pala kineze u kushton rëndësi marrëdhënieve me Italinë dhe dëshiron që, bashkë me palën italiane, të thellojnë besimin e ndërsjellë politik, të forcojnë bashkëpunimin konkret dhe të rritin më tej përfitimet për të dy popujt. (Çang Çuo)