Aktiviteti fizik i rregullt rrit efektivitetin e vaksinave kundër Covid 19
2022-10-26 14:21:53

Foto: VCG

Aktiviteti i rregullt fizik rrit efektivitetin e vaksinave kundër Covid-19, sipas një hulumtimi të ri shkencor. Shkencëtarët theksojnë se kanë provuar se aktiviteti i rregullt fizik ndihmon në reduktimin e pasojave të Covid 19,  si dhe redukton rrezikun për t'u shtruar në spital, për t'u intubuar në një njësi të kujdesit intensiv ose për të vdekur nga koronavirusi, citon “RTSH”.

Sipas studimit, personat e vaksinuar plotësisht që ushtroheshin më shumë se 150 minuta në javë kishin pothuajse tri herë më pak rrezik për t'u shtruar në spital për shkak të Covid-19, krahasuar me personat e vaksinuar joaktivë.  Studiuesit vlerësojnë se rritja e efektivitetit të vaksinave ndodh si pasojë e kombinimit të niveleve të rritura të antitrupave, mbrojtjes imune të përmirësuar të qelizave T si edhe faktorëve psikosocialë. (Elona)