Rishi Sunak merr zyrtarisht detyrën si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
2022-10-26 11:21:42

Foto: VCG

Rishi Sunak është kryeministri i ri i Mbretërisë së Bashkuar, pas takimit me mbretin Charles në Pallatin “Buckingham”, që i dha atij mandatin për të formuar një qeveri. Ai është kryeministri i tretë këtë vit dhe kryeministri me moshën më të re në vend në dy shekuj.

Sunak, ish-kancelari i Thesarit në Mbretërisë së Bashkuar, fitoi të hënën garën për udhëheqjen e Partisë Konservatore në pushtet. Sunak ishte i vetmi pretendent që siguroi mbështetjen e kërkuar të 100 ligjvënësve deri në afatin e fundit, duke u bërë kështu automatikisht fitues, bën të ditur “Xinhua”. Një tjetër pretendente, Penny Mordaunt, udhëheqëse e Dhomës së Komuneve, nuk arriti të grumbullonte vota të mjaftueshme.

Ish-kryeministri Boris Johnson u tërhoq nga gara të dielën mbrëma, pavarësisht se pretendoi se kishte siguruar mbështetjen e 102 ligjvënësve konservatorë. Johnson tha se nuk ishte koha e duhur për të që të kandidonte për garën e lidershipit pasi, sipas tij, nuk mund të qeverisësh efektivisht nëse nuk ke një parti të bashkuar në Parlament.

Truss njoftoi dorëheqjen e saj të enjten, pas pak më shumë se gjashtë javësh në detyrë. (Elona)