Rreth gjysma e britanikëve përballen me vështirësi në pagesën e energjisë
2022-10-26 21:09:25

Foto: VCG

Foto: VCG

Përqindja e britanikëve që përballen me vështirësi në pagimin e faturave të energjisë është rritur në 45 për qind, ndërsa e atyre që kanë vështirësi të paguajnë qiranë ose hipotekat ka arritur në 30 për qind, tregoi një raport i publikuar të martën nga zyra statistikore e Mbretërisë së Bashkuar.

Raporti i fundit, i publikuar nga Zyra për Statistikat Kombëtare e Mbretërisë së Bashkuar, është bazuar mbi një sondazh me 13 305 veta. Të dhënat janë mbledhur në periudhën nga qershori deri në shtator. 

Rezultatet ishin dukshëm më të larta se sondazhi i bërë në periudhën nga marsi në qershor, sipas të cilit përkatësisht 40 dhe 26 % e britanikëve përballeshin me vështirësi në pagesën e energjisë dhe qirasë ose hipotekave.

Të dhënat e fundit publikohen në sfondin e nivelit më të lartë të inflacionit gjatë 40 vjetëve në vend, ndërsa treguesi i çmimeve të konsumit (CPI) u rrit me 10.1 % brenda 12 muajve deri në shtatorin e sivjetshëm. (Li Huailiang/Artan)