Kryeministri britanik Sunak zotohet të “rregullojë gabimet" dhe të rivendosë stabilitetin ekonomik
2022-10-26 11:42:07

Foto: VCG

Kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak të martën u zotua të rregullojë gabimet e bëra nga qeveria “Truss” dhe të rivendosë stabilitetin ekonomik të vendit, ndërsa paralajmëroi se vendime të vështira do të pasojnë, bën të ditur “Xinhua”.

Në fjalimin e tij të pare drejtuar vendit, Sunak tha se Mbretëria e Bashkuar po përballet me një krizë të thellë ekonomike dhe se ai u zgjodh për të rregulluar disa nga gabimet e  qeverisë së mëparshme.

"Unë do të vendos stabilitetin ekonomik dhe besimin në qendër të agjendës së kësaj qeverie",- tha ai. "Kjo do të thotë vendime të vështira që do të vijnë",- shtoi ai.

Sunak, 42 vjeç, trashëgon një ekonomi në prag të recesionit, me një krizë energjie dhe krizë të kostos së jetesës. (Elona)