Kryeministrja e re italiane bën thirrje për unitet
2022-10-25 10:53:49

Foto:VCG

Kryeministrja e re italiane Giorgia Meloni bëri thirrje për unitet teksa mori pushtetin në një vend që u përball me ato që ajo tha se ishin sfida të shumëfishta, shkruan “Xinhua”.

Megjithëse Meloni u betua të shtunën si kryeministre dhe kreu nw ikje i qeverisë, Mario Draghi”, ia kaloi ceremonialisht pushtetin, gjatë një ceremonie në Pallatin “Chigi”, selia zyrtare e qeverisë italiane.

Draghi, një ish-guvernator i Bankës Qendrore Evropiane, kishte qenë kryeministër që nga shkurti i vitit 2021, megjithëse ai shërbeu në një rol kujdestar qëkur dha dorëheqjen pasi koalicioni i tij u nda në korrik.

Melonit, udhëheqësja e krahut të djathtë të “Fratelli d’Italia”, iu kërkua të formonte qeverinë e re pasi partia e saj fitoi 26 për qind të votave në sondazhet e fundit, duke përfunduar si forca më e votuar.

Ajo e kishte drejtuar fushatën me dy aleatët e saj të koalicionit, partinë e qendrës së djathtë “Forza Italia” të ish-kryeministrit Silvio Berlusconi dhe “Lega Nord” antiemigratore dhe euroskeptike të Matteo Salvini-t, të cilat fituan pak më shumë se 8 për qind të votave.

Duke iu drejtuar mbledhjes së saj të parë të Këshillit të Ministrave, Meloni tha: “Duhet të jemi të bashkuar për të përballuar emergjencat e shumta me të cilat po përballet vendi”.

Sipas mediave italiane, Meloni po i referohej rritjes së normës së inflacionit, ngadalësimit të ekonomisë, mungesës së mundshme të energjisë gjatë dimrit dhe ndikimeve të vazhdueshme të konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.

Qeveria Meloni duhet të ndërmarrë ende dy hapa të tjerë përpara se të marrë zyrtarisht pushtetin: miratimin e votave të besimit në të dy dhomat e Parlamentit, që pritet në ditët në vijim. (Fatosi)