Rishi Sunak emërohet nga mbreti Charles III si kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar
2022-10-25 21:07:16

Foto: VCG

Foto: VCG

Rishi Sunak, i sapozgjedhur si kryetari i Partisë Konservatore të Mbretërisë së Bashkuar, pranoi të martën në pallatin “Buckingham” emërimin zyrtar nga mbreti Charles III si kryeministër i ri i Mbretërisë së Bashkuar. Rishi Sunak, 42 vjeç, është kryeministri i tretë brenda shtatë javëve të fundit, dhe është gjithashtu kryeministri i parë me origjinë aziatike në historinë e Mbretërisë së Bashkuar. Sipas BBC-së, Sunak është po ashtu kryeministri më i ri që prej vitit 1812. 

Po atë ditë para emërimit të Sunakut, mbreti Charles III pranoi dorëheqjen zyrtare të Elizabeth Truss, e cila deklaroi më 20 tetor dorëheqjen si kryeministre dhe kryetare e Partisë Konservatore në ditën e 45-të pas marrjes së detyrës.  (Li Huailiang/Artan)