Studimi: Ushqimi tradicional i fermentuar kinez mund të ndihmojë në trajtimin e hiperuricemisë
2022-10-25 10:52:18

Foto:VCG

Probiotikët nga ushqimi tradicional kinez i fermentuar Jiangshui janë konsideruar të aftë për të ndihmuar në trajtimin e hiperuricemisë, bën të ditur Universiteti Lanzhou.

Një ekip kërkimor nga Shkolla e Shkencave të Jetës nën Universitetin Lanzhou zbuloi se soji fermentues GR-3 i izoluar nga Jiangshui mund të degradojë acidin urik, tha Li Xiangkai, udhëheqësi i ekipit dhe profesor në universitet.

Si një ushqim popullor tradicional kinez, Jiangshui zakonisht bëhet nga perime të fermentuara. Një studim i mëparshëm nga ekipi i studimit tregoi se probiotikët Jiangshui mund të lehtësojnë hiperuriceminë te minjtë. Studiuesit më pas bënë kos me GR-3 të izoluar nga Jiangshui dhe kryen një provë dymujore te njerëzit me 120 vullnetarë me hiperuricemi.

Rezultatet treguan se produkti shfaqi kapacitet të lartë degradimi për acidin urik. Prandaj, fermentuesi GR-3 i izoluar nga Jiangshui është një agjent ndihmës terapeutik në trajtimin e hiperuricemisë dhe gjithashtu i dobishëm në reduktimin e akumulimit të metaleve të rënda, sipas Li.

Rezultatet e studimit janë publikuar në “iScience” dhe në shumë revista të tjera. (Fatosi)