Ministri i Jashtëm iranian: SHBA nxiton të arrijë marrëveshjen bërthamore
2022-10-24 11:17:48

Foto: VCG

Ministri i Jashtëm Hossein Amir-Abdollahian deklaroi se Irani ka marrë një mesazh nga SHBA-ja që shpreh nxitimin amerikan për të arritur marrëveshjen bërthamore me Iranin, njoftoi agjencia zyrtare e lajmeve “IRNA”, citon “Xinhua”.

“Tri ditë më parë, morëm një mesazh nga Shtetet e Bashkuara dhe u thamë atyre se akuzat e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA) kundër programit bërthamor të Iranit duhet të zgjidhen përpara çdo marrëveshjeje”,- tha Hossein Amir-Abdollahian.

I pyetur në lidhje me komentet e zyrtarëve amerikanë për negociatat bërthamore që janë jashtë agjendës së SHBA-së, ai tha se"amerikanët janë kontradiktorë në fjalët dhe sjelljen e tyre, pasi ata janë në nxitim për të arritur marrëveshjen në mesazhin e tyre të fundit.

“Ndërsa Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të shkëmbejnë mesazhe me Iranin, ato po kërkojnë të ushtrojnë presion politik dhe psikologjik dhe duan të fitojnë lëshime në negociata. Ne nuk i japim asnjë lëshim palës amerikane dhe lëvizim në kuadrin e logjikës dhe të një marrëveshjeje që respekton vijat e kuqe të Republikës Islamike të Iranit, por në të njëjtën kohë nuk largohemi asnjëherë nga tryeza e bisedimeve”,- theksoi ai. (Fatosi)