Kinë, transporti hekurudhor rritet me 0.56 për qind
2022-10-23 16:25:58

VCG

VCG

Sipas të dhënave të fundit, të publikuara në 22 tetor, transporti i mallrave në Kinë funksionon në mënyrë të rregullt dhe në veçanti ai hekurudhor shënon një rritje prej 0.56 për qind nga muaji në muaj.

VCG

VCG

VCG

VCG

Të dhënat e bëra të njohura nga Këshilli i Shtetit i Kinës, tregojnë se  transporti hekurudhor i mallrave vazhdon të ruajë një nivel të lartë operimi, duke transportuar mbi 10 milionë e 263 mijë tonë mallra, 0.56 për qind më shumë se një muaj më parë. Ndërsa në rrjetin rrugor, numri i makinave për transportin e mallrave shënoi 70 milionë e 229 mijë, ose 5.81 për qind më pak se një muaj më parë. Në portet detare, niveli i transportit të mallrave shënoi 32 milionë 241 mijë tonë, 3.5 për qind më pak se muaji paraardhës dhe transporti ajror i mallrave ishte 785, ose 0.9 për qind më pak. Krahas këtyre, niveli i marrjes së postave të shpejta ishte afro 307 milionë, 4.4 për qind më pak se një muaj më parë dhe niveli i dërgimit shënoi afro 330 milionë, 1.8 për qind se e njëjta periudhë e muajit paraardhës. (Jiang Lei)