Banka Qendrore e Ukrainës rishikon tkurrjen ekonomike në vitin 2022
2022-10-23 10:46:24

VCG

VCG

Ekonomia e Ukrainës pritet të tkurret me 32 për qind këtë vit, një rënie më e ulët nga 37.5 për qind që pritej më parë, njoftoi banka qendrore e vendit.

Në tremujorin e dytë dhe të tretë të këtij viti, aktiviteti ekonomik në Ukrainë u rikuperua ngadalë, me korridorin e grurit që filloi të funksionojë nën Iniciativën e Grurit të Detit të Zi, bëri të ditur banka, citon “Xinhua”.

VCG

VCG

Ndër faktorët që pengojnë rimëkëmbjen ekonomike, banka renditi problemet logjistike, humbjen e fuqisë punëtore dhe objektet e prodhimit dhe rënien e të ardhurave reale të popullsisë të shkaktuar nga konflikti Rusi-Ukrainë.

VCG

VCG

Banka vlerësoi se ekonomia ukrainase do të rikthehej në një rritje prej 4-5 për qind në vitet e ardhshme. (Irma)