IOC: Olimpiada Pekin 2022 u ndoq nga mbi dy miliardë persona
2022-10-23 11:19:17

VCG

VCG

Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022 arritën një audiencë globale transmetimi prej më shumë se dy miliardë persona, njoftoi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), përcjell “CGTN”.

Sipas hulumtimit të pavarur të kryer në emër të IOC-së, Pekin 2022 janë bërë Lojërat Olimpike Dimërore më të angazhuara në mënyrë digjitale në histori, me 2.01 miliardë shikues, 5 për qind më shumë se PyeongChang 2018 që i shikonin Lojërat përmes TV linear dhe platformave digjitale.

VCG

VCG

Shikuesit ndoqën gjithsej 713 miliardë minuta të mbulimit të Lojërave përmes kanaleve të partnerëve të të drejtave të medias olimpike. Rrjetet sociale olimpike arritën gjithashtu 3.2 miliardë angazhime dhe tërhoqën më shumë se 11 milionë ndjekës të rinj nëpër platforma të ndryshme.

VCG

VCG

Pothuajse gjysma e shikuesve të anketuar thanë se duan të shikojnë më shumë mbulim të Lojërave Olimpike në të ardhmen, dhe 57% e adoleshentëve midis moshës 13 dhe 19 vjeç duan të shikojnë më shumë mbulim të Lojërave Olimpike në vitet e ardhshme.

“Pekin 2022 ishin Lojërat Olimpike Dimërore më të angazhuara në mënyrë digjitale në histori. Në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë për të drejtat e medias në të gjithë botën, më shumë mbulim u bë i disponueshëm se kurrë më parë, duke përfshirë një sasi rekord përmes platformave digjitale”,- tha presidenti i IOC-së Thomas Bach.

“Me një audiencë globale prej mbi dy miliardë, Lojërat Olimpike Dimërore vazhdojnë të jenë një nga ngjarjet sportive më të ndjekura në botë”, tha kreu i IOC-së. (Irma)