Muzeu i Pallatit në Pekin bën thirrje për një bashkëpunim të mundshëm me atë në Taipei
2022-10-22 10:43:12

VCG

VCG

Muzeu i Pallatit në Pekin shpreson që në të ardhmen të organizojë ekspozita të përbashkëta me Muzeun e Pallatit në Taipei, në Muzeun e Pallatit të Hong Kongut, deklaroi Wang Xudong, një nga delegatët, në qendrën e lajmeve të Kongresit të 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës, në Pekin, shkruan “China Daily”.

Wang thotë se shpreson se do të ketë mundësinë të vizitojë Muzeun e Pallatit në Taipei. Ai gjithashtu bën thirrje për një bashkëpunim të mundshëm me Muzeun e Pallatit Taipei për të mbajtur një shfaqje të përbashkët në Muzeun e Pallatit të Hong Kongut, i cili u hap për publikun më 3 korrik.

VCG

VCG

“Ne ndajmë të njëjtën rrënjë dhe jemi si vëllezër, pse mos të flasim me njëri-tjetrin dhe të kemi shkëmbime kulturore”,- tha Wang në një konferencë shtypi ku morën pjesë disa gazetarë nga brenda dhe jashtë vendit.

VCG

VCG

Ai theksoi se nëse bashkëpunimi midis dy Muzeumeve të Pallatit është i mundur në të ardhmen, Muzeu i Pallatit të Hong Kongut mund të jetë një vend i përshtatshëm.

Muzeu i Pallatit të Hong Kongut është një bashkëpunim kulturor ndërkufitar midis Pekinit dhe Hong Kongut. Më shumë se 900 thesare nga koleksioni i Muzeut të Pallatit në Pekin u ekspozuan me rotacion në ekspozitat e hapjes së tij më 22 qershor. (Irma)