Putin inspekton stërvitjen e forcave të sapomobilizuara
2022-10-22 11:01:41
VCG
Presidenti rus Vladimir Putin inspektoi trajnimin e personelit që do të marrë pjesë në operacionin ushtarak special në Ukrainë, njoftoi Kremlini përmes një deklarate, përcjell “Xinhua”.
VCG
Njësitë ushtarake dhe forcat e sapomobilizuara po kryejnë trajnime të përbashkëta luftarake në përgatitje për misione gjatë operacionit special ushtarak, thuhet në deklaratë.
Sipas deklaratës, presidenti Putini pa ushtrimet praktike të të trajnuarve për të mprehur aftësitë e tyre taktike, qitëse, inxhinierike dhe mjekësore në terrenin e trajnimit të Qarkut Ushtarak Perëndimor në rajonin Ryazan.
VCG
Më 21 shtator, Putin nënshkroi një dekret për një mobilizim të pjesshëm në vend. (Irma)
Lajmet Kryesore