Autoritetet në Evropë bëjnë thirrje për masa të vazhdueshme ndaj Covid
2022-10-22 10:45:26

VCG

VCG

Një valë vjeshte e infeksioneve Covid-19 ka nisur në shumë vende evropiane dhe ekspertët po bëjnë thirrje për përpjekje të forcuara vaksinimi dhe masa më të rrepta shëndetësore, pasi rastet pritet të vazhdojnë të rriten gjatë dimrit, shkruan “China Daily”.

VCG

VCG

“Megjithëse nuk jemi aty ku ishim një vit më parë, është e qartë se pandemia e ende nuk ka mbaruar. Fatkeqësisht po shohim që treguesit të rriten përsëri në Evropë”,- thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar nga agjencitë shëndetësore evropiane.

“Masat e gatishmërisë duhet të vazhdojnë në rajonin evropian. Nuk duhet ulur vigjilenca”,- thanë drejtori rajonal evropian i OBSH-së Hans Kluge, drejtori i Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) Andrea Ammon dhe Komisionerja Evropiane për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore Stella Kyriakides.

VCG

VCG

“Bashkëqarkullimi i mundshëm i Covid dhe gripit sezonal do t'i bëjë njerëzit vulnerabël në rrezik të shtuar të sëmundjeve të rënda dhe vdekjes. Së bashku me masat e shëndetit publik, vaksinimi mbetet një nga mjetet tona më efektive kundër të dy viruseve”,- thanë ata, duke u bërë thirrje vendeve për të përparuar mbrojtjen e grupeve më vulnerabël duke bashkadministruar vaksinat e gripit dhe të Covid sa herë që është e mundur. (Irma)