BE rrit mbrojtjen pas problemeve me “Nord Stream”
2022-10-21 11:57:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Bashkimi Evropian duhet të mbrojë më mirë infrastrukturën kryesore nga sabotimi dhe kërcënimet e tjera dhe të zhvillojë mënyra të reja për t'iu përgjigjur sfidave me të cilat po përballet, ka bërë të ditur ekzekutivi i bllokut.

Komisioni Evropian njoftoi se sabotimi i mundshëm i tubacioneve të gazit nënujor që transportonin karburant nga Rusia në Evropë ishte një shembull i llojit të kërcënimit të infrastrukturës që kërkohet të mohohet, përcjell “China Daily”.

Brukseli zyrtar bëri të ditur se mbrojtja e shtuar e aseteve duhet të shtrihet në korridoret e transportit, pajisjet e komunikimit, prodhimi i energjisë dhe madje edhe programi hapësinor i bllokut.

Sipas KE-së, BE-ja ka një rol të veçantë për të luajtur në garantimin e sigurisë së infrastrukturës ndërkufitare që lidh vendet anëtare.

Agjencia e lajmeve “Associated Press” citoi eurokomisioneren për Çështjet e Brendshme, Ylva Johansson, të thoshte se shtetet anëtare tashmë po bëjnë teste stresi. Sipas saj, BE-ja do t'i mbështesë në të gjitha mënyrat që mund të kenë nevojë me koordinim, ekspertizë dhe shkëmbim të praktikave më të mira. (Irma)