Rusia shpall ligjin e luftës në Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia, Kherson
2022-10-21 11:06:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi një dekret të mërkurën, duke shpallur prej së enjtes ligjin e luftës në Donetsk, Lugansk, Zaporizhzhia dhe Kherson.

“Dekreti do të dërgohet menjëherë për miratim në Këshillin e Federatës”,- njoftoi Kremlini, duke cituar presidentin Putin në një takim me anëtarët e Këshillit të Sigurimit, citon “Xinhua”.

Presidenti rus njoftoi gjithashtu formimin e një këshilli koordinues në varësi të qeverisë, i cili do të punojë drejt përmbushjes së të gjitha objektivave të nevojshme që dalin gjatë operacionit special ushtarak të vendit, bëri të ditur Kremlini.

Këshilli do të drejtohet nga kryeministri rus Mikhail Mishustin. (Irma)