Kina kryen provën e motorit të raketës me oksigjen-metan të lëngshëm
2022-10-21 16:02:33

Foto nga LandSpace

Foto nga LandSpace

Kina ka kryer një provë të motorit të vet me oksigjen-metan të lëngshëm me forcë më të madhe në zbrazëti, i cili është projektuar për përdorim në një raketë komerciale, bëri të ditur të enjten kompania prodhuese e tij.

Motori, i koduar me emrin "TQ-15A", është krijuar nga kompania private kineze e raketave "LandSpace". Ai ka një forcë shtytëse në zbrazëti deri në 836 kilonjutonë dhe do të përdoret si motori kryesor i fazës së dytë për kontingjentin e dytë të raketës "ZQ-2" të "LandSpace", që mund të mbajë një ngarkesë të paktën 6 tonë në orbitën e ulët të Tokës.

Motori funksionoi në mënyrë të qëndrueshme gjatë provës së tërë sistemit, duke e arritur qëllimin e projektimit, njoftoi kompania.