Liz Truss jep dorëheqjen, bëhet kryeministrja më jetëshkurtër në Britani
2022-10-21 11:53:39

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Liz Truss njoftoi dorëheqjen si kryeministre e Britanisë, vetëm 45 ditë pas marrjes së detyrës, mandati më i shkurtër në historinë e vendit, bën të ditur “Xinhua”.

Në një deklaratë të bërë përpara “Downing Street 10”, ajo tha se do të ketë një zgjedhje për lidership që do të përfundojë brenda javës së ardhshme dhe ajo do të qëndrojë si kryeministre e përkohshme derisa të zgjidhet një pasardhës.

Truss deklaroi se e mori detyrën në një kohë paqëndrueshmërie të madhe ekonomike dhe ndërkombëtare, shkruan “BBC”.

Problemet për qeverisjen e Truss filluan kur kancelari i Thesarit, Kwasi Kwarteng, tronditi tregjet financiare me mini-buxhetin e tij më 23 shtator.

Që atëherë, shqetësimi i konservatorëve u shndërrua në zemërim të gjerë brenda partisë parlamentare.

Kryeministri i dytë me mandatin më të shkurtër ishte George Canning, i cili shërbeu për 119 ditë përpara se të vdiste në vitin 1827. (Irma)