Suedi, formohet qeveria e re
2022-10-20 11:54:42

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Qeveria e re e Suedisë u shpall të martën, e përbërë nga kryeministri i sapozgjedhur Ulf Kristersson dhe 23 ministra nga Partia e Moderuar, Kristiandemokratët dhe Partia Liberale. Qeveria e pakicës do të bashkëpunojë për çështjet e buxhetit dhe politikave me demokratët e ekstremit të djathtë, e cila u bë partia e dytë më e madhe në Parlament pas zgjedhjeve të përgjithshme të 11 shtatorit, bën të ditur “Xinhua”.

Kristersson tha në fjalimin e tij në Kuvend se Suedia është një vend në mes të disa krizave paralele, duke përfshirë krimin e organizuar, krizën e energjisë, inflacionin në rritje, një recesion të afërt, integrimin e dështuar dhe pengesat në rrugën drejt anëtarësimit në NATO.
Por ai tha gjithashtu se Suedia do të bëhet edhe një herë e njohur ndërkombëtarisht për risitë e gjelbra, arsimin dhe kërkimin. (Elona)