Vaksina e parë shumëbakteriale do të nisë provat klinike te njerëzit
2022-10-20 12:26:07

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Startup-i portugez “Immunethep” bëri të ditur se janë akorduar 2.5 milionë euro (2.47 miliardë dollarë amerikanë) që vaksina e parë shumëbakteriale në botë, “Paragon Novel Vaccine” (PNV), të avancojë me provat klinike te njerëzit, citon “Xinhua”.  

Sipas kompanisë, testet do të vlerësojnë sigurinë, imunogjenitetin dhe efikasitetin fillestar të imunizuesit, i cili mund të marrë një investim global prej 17.5 milionë euro në afat të gjatë.  

Raportet e mëparshme kanë treguar se vaksina mund të parandalojë infeksionin nga pesë baktere të ndryshme, duke përfshirë pneumokokun, duke e konsideruar produktin “revolucionar”.  

“PNV do të luftonte bakteret rezistente ndaj antibiotikëve të lidhur me infeksionet e marra nga spitali që krijojnë probleme shumë serioze në shkallë globale”,- tha bashkëthemeluesi dhe drejtori ekzekutiv i “Immunethep”, Bruno Santos.  

Sipas tij, për provat klinike të PNV, kompania tashmë ka negociatat e avancuara me investitorët e kapitalit sipërmarrës. (Elona)