Balluku: Shqipëria nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike
2022-10-19 12:23:00

Pavarësisht krizës globale, Shqipëria nuk do të aplikojë kufizime në furnizimin me energji elektrike për qytetarët gjatë dimrit.

Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, siguroi qytetarët se nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike. Deklarata e Ballukut u bë gjatë inspektimit të punimeve në lotin 7 të Unazës së Madhe të Tiranës, përcjell “ATSH”.

“Nuk do të ketë kufizime të energjisë elektrike, ashtu sikurse nuk kemi dëshirë të aplikojmë as fashën 800 kW”,- deklaroi Balluku.

Për këtë, sipas zv.kryeministres është e rëndësishme të ketë reshje.

Fasha 800 kW për të gjithë konsumatorët familjarë të energjisë elektrike ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 tetor, por vendimi u shty, pasi pati një përmirësim të situatës energjetike në vend. (Elona)