Më shumë se një milion kanadezë dyshohen për simptoma të "COVID-it të gjatë"
2022-10-19 14:35:00

Foto: VCG

Sipas të dhënave të publikuara të martën nga zyra kanadeze e statistikave, tani në Kanada afro 1.4 milionë veta shfaqin simptoma të "COVID-it të gjatë"  të paktën tre muaj pas infektimit nga koronavirusi i ri, ndër të cilat simptoma kryesore është lodhja, dhe pastaj kolla e gulçimi. Një e treta e këtij grupi njerëzish kanë përsëri simptoma të tilla pasi zhduken plotësisht simptomat fillestare. (Çang Çuo)