“Gazprom”: Kufiri i çmimit të gazit do të shkaktonte ndërprerjen e furnizimit
2022-10-18 12:14:12

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Planet e vendeve perëndimore për të vendosur një hendek çmimi në shitjet e gazit rus mund të çojnë në ndalimin e furnizimeve, deklaroi CEO-ja i “Gazprom” Alexey Miller, bën të ditur “Russia Today”, citon “CGTN”.

“Ne mbështetemi te kontratat që janë nënshkruar. Një vendim i njëanshëm i këtij lloji është, natyrisht, një shkelje e kushteve thelbësore të marrëveshjeve, që do të çonte në një ndërprerje të furnizimeve”,- tha Miller.

Komentet e tij i bënë jehonë një paralajmërimi të ngjashëm nga presidenti rus Vladimir Putin, i cili tha muajin e kaluar se Rusia do të ndërpriste furnizimet me energji nëse vendoseshin kufijtë e çmimeve.

Çmimet e gazit janë rritur që nga fillimi i konfliktit Rusi-Ukrainë në shkurt, duke nxitur thirrje nga vendet e BE-së për një kufi çmimi, megjithëse ata nuk bien dakord për hartimin e tij.

Liderët e G7-s premtuan gjithashtu një hendek çmimi për naftën ruse në një takim më 2 shtator.

Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen, tha se niveli i saktë i dollarit për një kufi të çmimit të naftës ruse nuk ishte përcaktuar ende, raportoi “Reuters”. (Fatosi)