Kina fiton dy medalje të arta në Edicionin e Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022
2022-10-18 20:08:23

Foto: Konkurrenti kinez Wu Hongyu përshëndet publikun nga podiumi pas fitores së medaljes së artë në Edicionin e Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022 në Leonberg të Gjermanisë, 16 tetor 2022. /CMG

Foto: Konkurrenti kinez Wu Hongyu përshëndet publikun nga podiumi pas fitores së medaljes së artë në Edicionin e Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022 në Leonberg të Gjermanisë, 16 tetor 2022. /CMG

Ekipi kinez në Konkursin Botëror të Aftësive 2022 në Leonberg të Gjermanisë, 16 tetor 2022. /CMG

Ekipi kinez në Konkursin Botëror të Aftësive 2022 në Leonberg të Gjermanisë, 16 tetor 2022. /China.org.cn

Konkurrentët kinezë Wu Hongyu dhe Zhou Chujie fituan medalje ari përkatësisht në tornimin me kontroll numerik me kompjuter dhe frezimin me kontroll numerik me kompjuter, në Edicionin e Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022 të dielën.

Teknologjia prodhuese dhe inxhinierike e tornimit me kontroll numerik me kompjuter lidhet me aftësinë e krijimit të prototipave nga modelet teknike, duke përdorur një torno të kontrolluar nga kompjuteri që bën punime deri në imtësitë më të mëdha.

Frezimi me kontroll numerik me kompjuter është teknologjia e dhënies formë metaleve dhe materialeve të tjera të qëndrueshme duke përdorur një frezë të kontrolluar nga kompjuteri për të krijuar produkte që përdoren në pothuajse çdo aspekt të jetës moderne, nga makinat dhe telefonat e zgjuar deri në pajisjet e kuzhinës e gjymtyrët prostetike.

Të dy veprimtaritë u mbajtën në Leonberg të Gjermanisë nga 10 në 15 tetor, duke tërhequr pjesëmarrës nga 26 vende dhe rajone të botës.

Fotografia: Pamje e vendit të zhvillimit të Edicionit të Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022, të mbajtur nga 10 deri më 15 tetor në Leonberg të Gjermanisë. / CMG

Fotografia: Pamje e vendit të zhvillimit të Edicionit të Posaçëm të Konkursit Botëror të Aftësive 2022, të mbajtur nga 10 deri më 15 tetor në Leonberg të Gjermanisë. / CMG

Konkursi Botëror i Aftësive,  që quhet edhe si "Olimpiada Botërore e Aftësive", mbahet çdo dy vjet dhe synon të nxisë dhe çojë përpara zhvillimin e aftësive profesionale në mbarë botën.

Nga viti 2015 deri më 2019, ekipi kinez ka fituar tre medalje ari radhas në frezimin me kontroll numerik me kompjuter.

Edicioni i Posaçëm i Konkursit Botëror të Aftësive 2022 është zëvendësuesi zyrtar i konkursit Aftësitë Globale Shangai 2022, i cili u anulua në maj për shkak të epidemisë së COVID-19. Veprimtaria e sivjetshme do të përfshijë 61 konkurse aftësish në 15 vende e rajone në periudhën ndërmjet 7 shtatorit e 26 nëntorit dhe ekipi kinez do të marrë pjesë në 34 prej tyre.(Artan)