Shpërthime në Kiev
2022-10-18 10:55:45

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Disa shpërthime u dëgjuan në Kiev mëngjesin e të hënës, njofton një reporter i Grupit Mediatik të Kinës.

Shpërthime pati në lagjen “Shevchenkivskiy” në qendër të Kievit, tha kryetari i bashkisë së qytetit Vitaliy Klitschko në mediat sociale.

Kievi u sulmua nga "dronë kamikaze" herët të hënën, tha shefi i shtabit të presidentit ukrainas Andriy Yermak pas shpërthimeve. Nuk kishte asnjë informacion të menjëhershëm për viktima.

Distrikti Shevchenkivskiy, një qendër plot me universitete, bare studentore dhe restorante, u godit gjithashtu nga disa shpërthime të hënën e kaluar kur Rusia urdhëroi një ofensivë të madhe ajrore kundër qyteteve ukrainase pas një shpërthimi në Urën e Krimesë.

Ndërkohë, një zjarr i madh shpërtheu në një objekt energjetik në rajonin Dnipropetrovsk të Ukrainës pas një goditjeje rakete gjatë natës, tha një zyrtar lokal të hënën.

“Tri raketa armike u shkatërruan nga forcat tona të mbrojtjes ajrore”,- tha Valentyn Reznichenko, guvernatori i rajonit, në mediat sociale. (Fatosi)