Italia zgjedh udhëheqjen për dy dhomat e parlamentit
2022-10-17 12:34:38
Foto nga VCG
Lorenzo Fontana, dy herë ministër nga një parti që ka të ngjarë të jetë një anëtar i vogël i koalicionit të ardhshëm të qeverisë italiane, u zgjodh si kryetar i Dhomës së Ulët të Parlamentit italian, njofton “Xinhua”.
Zgjedhja e Fontana-s si kryetar i Dhomës së Deputetëve pasoi zgjedhjen e Ignazio La Russa si president i Senatit, Dhoma e Lartë e Parlamentit.
Fontana, 42-vjeçari mori 222 vota, 25 më shumë se sa i duheshin për t'u konfirmuar në raundin e katërt të votimit.
75-vjeçari La Russa, pjesëtar i partisë “Fratelli d’Italia”, ish-ministër i Mbrojtjes, fitoi me 116 vota, 12 më shumë se ç'duhej. (Fatosi)
Lajmet Kryesore