INSTAT: Rriten me 9.4% mjetet rrugore në Shqipëri
2022-10-16 11:24:36

foto/Lapsi.al

foto/Lapsi.al

Instituti i Statistikave botoi “Statistikat e karakteristikave të mjeteve rrugore”, duke dhënë informacion mbi numrin e mjeteve rrugore që qarkullojnë në Republikën e Shqipërisë, të regjistruar me status “aktiv” ose “të çregjistruara përkohësisht” në Regjistrin Kombëtar Shqiptar të mjeteve rrugore.

Sipas raportit të INSTAT-it, në vitin 2021, numri i mjeteve rrugore me status “aktiv” dhe “të çregjistruar përkohësisht” rezulton 740.669 mjete, nga 676.811 deri në vitin 2020, duke u rritur me 9.4%.

Përqindjen më të madhe ndaj numrit gjithsej të mjeteve rrugore e zënë “Autoveturat” (80.1%), “Automjetet për për transport të përzier” (6.7%) dhe “Motor” (5.1%).

Në vitin 2021, numri i autoveturave për pasagjerë për 1000 banorë ishte 212 krahasuar me 190 në vitin 2020 duke u rritur me 11%. (Irma)