Çmimet e naftës bien ndërsa OPEC ul parashikimet për rritjen e kërkesës
2022-10-16 10:52:49

foto/VCG

foto/VCG

Çmimet e naftës ranë gjatë kësaj jave pasi Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) uli vlerësimet e saj të rritjes së kërkesës globale për naftë për vitin 2022 dhe 2023, bën të ditur “Xinhua”.

“West Texas Intermediate” për dorëzimin e nëntorit ra me 2.08 dollarë amerikanë, ose 2.3 për qind, duke arritur në 87.27 dollarë për fuçi në bursën tregtare të Nju Jorkut. Nafta e papërpunuar Brent për dorëzimin e dhjetorit humbi 1.84 dollarë, ose 2 për qind, dhe u vlerësua në 92.45 dollarë për fuçi në bursën “ICE Futures” të Londrës.

Në raportin mujor, OPEC uli vlerësimin e tij për rritjen e kërkesës globale për naftë, duke përmendur një perspektivë gjithnjë e më të pasigurt për ekonominë botërore.

OPEC parashikoi që kërkesa për naftë të rritet me 2.64 milionë fuçi në ditë këtë vit, me 460.000 fuçi në ditë më pak nga parashikimi i shtatorit.

Gjithashtu u ul edhe parashikimi për rritjen në vitin 2023. (Irma)