Kenia: Prodhuesit kinezë ndihmojnë në nxitjen e agjendës së industrializimit
2022-10-16 11:12:56

foto/VCG

foto/VCG

Kenia bëri të ditur se prodhuesit kinezë po luajnë një rol pozitiv në axhendën e industrializimit të vendit.

Anthony Mwangi, shefi ekzekutiv i Shoqatës së Prodhuesve të Kenias (KAM), deklaroi në Nairobi, kryeqyteti i Kenisë, se industrialistët kinezë kanë rritur standardet e konkurrencës në vend, gjë që ka çuar në zhvillimin e më shumë inovacioneve lokale, citon “Xinhua”.

“Ne mirëpresim më shumë investitorë ndërkombëtarë që të vijnë në vend për t'i shtuar vlerën lëndëve të para në mënyrë që më shumë kenianë të kenë mundësi pune”,- tha Mwangi gjatë nisjes së edicionit të pestë të festivalit të blerjeve të prodhuesve.

Ai tha se prodhuesit kinezë tërhiqen nga Kenia sepse ajo është një portë për tregjet e Afrikës Lindore dhe Qendrore në rritje të shpejtë.

“Thirrja ime është, le të mirëpresim më shumë kompani kineze që të vijnë dhe të krijojnë një prani në Kenia, në mënyrë që të përfitojmë nga teknologjia e tyre e përparuar”, shtoi ai.

Mwangi vërejti se prodhuesit e huaj me bazë në Kenia përfitojnë nga infrastruktura që u mundëson atyre të eksportojnë në pjesën tjetër të Afrikës. Ai theksoi se Kenia është gjithashtu e prirë të mësojë nga udhëtimi industrial i Kinës që e ka transformuar kombin aziatik për t'u bërë qendra e prodhimit në botë. (Irma)