Ministri: Pakistani angazhohet për thellimin e marrëdhënieve me fqinjët
2022-10-16 11:30:01

foto/VCG

foto/VCG

Ministri i Tregtisë i Pakistanit, Syed Naveed Qamar, deklaroi se qeveria e vendit të Azisë Jugore është e përkushtuar për thellimin e marrëdhënieve politike, diplomatike dhe tregtare me të gjitha vendet fqinje.

Në një konferencë mbi konceptin “Dritarja e Vetme Kombëtare”, ai tha se lidhjet me Azinë Qendrore janë të hershme dhe të dy rajonet kanë përfituar nga rrjedha e lirë e ideve, mallrave dhe njerëzve, citon “Xinhua”.

Ministri tha se Pakistani është i prirur t'i ringjallë këto lidhje përmes rritjes së angazhimit në të gjitha nivelet, duke ofruar një mjedis të mirë për të promovuar tregtinë dhe lidhjen rajonale.

“Dritarja e Vetme Kombëtare” për tregtinë dhe transportin është një koncept i krijuar, i cili ofron një platformë digjitale për shkëmbimin elektronik të informacionit midis aktorëve të ndryshëm të përfshirë në tregtinë ndërkufitare, tha ministria në një deklaratë. (Irma)