Shërbimet publike digjitale, Shqipëria renditet e teta në Evropë
2022-10-15 11:01:47

foto/ATSH

foto/ATSH

Shqipëria renditet e teta në Evropë për shërbimet publike digjitale dhe e 19-ta në botë nga 191 shtete të listuara për këtë tregues, gjatë publikimit të “Busullës së zhvillimit digjital” (Digital Development Compass), një tregues i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për të matur nivelin e zhvillimit digjital të 194 vendeve anëtare të OKB-së, përcjell “ATSH”.

Informacionet janë marrë nga vetë burimet e të dhënave të shteteve anëtare mbi digjitalizimin e vendit, të disponueshme publikisht, të cilat janë grumbulluar, analizuar dhe janë bërë publike për herë të parë nga OKB-ja.

Metodologjia e mbledhjes dhe analizës së të dhënave bazohet në skripte automatike që gjurmojnë dhe analizojnë materiale tekst, “spreadsheets” me të dhëna mbi vendet si dhe dokumente te tjera, duke i konvertuar në formate “machine-readable”.

Ky tregues është në fazë beta, ende në fazë konsolidimi nga OKB-ja. Ka ende nëntregues për të cilat nuk ka të dhëna.

Lidhur me nëntreguesin e “Digital public services” Shqipëria vlerësohet në fazën 5, më e avancuara dhe renditet e 8-ta në Evropë nga 43 shtete. (Irma)