Afrikë, kërkohet bashkëpunim kundër ndryshimeve klimaterike
2022-10-15 15:32:54

foto/VCG

foto/VCG

Duke folur gjatë sesionit të 13-të të Komitetit Ekzekutiv të Këshillit të Ministrave Afrikanë për Ujin (AMCOW) në Windhoek, kryeqyteti i Namibisë, Schlettwein tha se 2022-shi ka qenë një vit në të cilin Afrikës i është dashur të përballet me ndryshimet klimaterike dhe vërshimet shkatërruese të ujit.

“Kërkohen përgjigje urgjente për të forcuar aftësinë për të reduktuar barrën e sëmundjes dhe normat e vdekshmërisë që lidhen me dështimet në ofrimin e shërbimeve sanitare dhe higjienike dhe për të investuar në ujë për të krijuar një elasticitet më të madh ndaj goditjeve të klimës, shëndetit dhe sistemit ushqimor, dhe përmirësimin e menaxhimit të ujit, rreziqet e lidhura me fatkeqësitë”,- tha ai.

Schlettwein kërkoi promovim të zhvillimit të infrastrukturës ujore, si një mjet për të ofruar një shërbim për ekonominë, që mundëson rritjen dhe zhvillimin.

Sipas tij, promovimi i ndërhyrjeve për investime duhet të nënvizojë dobinë e tyre eventuale si në aspektin ekonomik ashtu edhe në atë social për të siguruar ujë për ushqimin dhe prodhimin e energjisë. (Irma)