FMN: Tregjet dhe vendet në zhvillim po marrin goditje të trefishtë
2022-10-15 10:54:39

foto/VCG

foto/VCG

Tregjet në zhvillim dhe vendet në zhvillim po marrin një goditje të trefishtë, nga forcimi i dollarit, kostot e larta të huamarrjes dhe daljet e kapitalit. Kjo është veçanërisht e rëndë për vendet që kanë një nivel të lartë borxhi, deklaroi shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva në një konferencë shtypi gjatë takimeve vjetore të FMN-së dhe Bankës Botërore, përcjell “Xinhua”.

“Ne duhet të mbështesim tregjet e cenueshme në zhvillim dhe vendet në zhvillim. Më shumë se një e katërta e ekonomive në zhvillim ose kanë dështuar ose kanë pasur tregtim të obligacioneve në nivele të vështira, dhe mbi 60 për qind e vendeve me të ardhura të ulëta janë në rrezik të lartë të shqetësimit të borxhit”,- tha Georgieva.

Sipas shefes së FMN-së, për politikëbërësit është një kohë shumë më komplekse, e cila kërkon duar të qëndrueshme në levat e politikave. Sipas saj, çmimi i gabimeve të politikave, çmimi i komunikimit të dobët të synimeve të politikave, është shumë i lartë.

Shefja e FMN-së u kërkoi politikëbërësve të ulin inflacionin, të vendosin politikë fiskale të përgjegjshme dhe të ruajnë stabilitetin financiar. (Irma)