Macron kërkon nga kombi rezistencë ndaj krizave të brendshme e botërore
2022-10-15 10:33:36

foto/VCG

foto/VCG

Presidenti i Francës Emmanuel Macron i bëri thirrje kombit që të rezistojë ndaj krizave të ndryshme që po kalon Franca, Evropa dhe e gjithë bota.

Gjatë një interviste për “France 2”, Macron tha se qëllimi i vendit është të rifillojë ndërtimin e reaktorëve bërthamorë në mënyrë që të ketë 45 reaktorë bërthamorë në funksion deri në janar 2023, krahasuar me 30 nga 56 funksionalë sot, citon “Xinhua”.

Presidenti Macron tha se Franca do të kthehet nga qymyri në energji bërthamore dhe të rinovueshme, në një përpjekje për të trajtuar ndryshimin e klimës.

Macron tha se për përballimin e krizës nevojiten: reduktim i konsumit të energjisë, prodhim i më shumë energjie bërthamore dhe zhvillim i energjive të rinovueshme.

Duke folur për mungesën e karburantit në të gjithë Francën për shkak të grevave në rafineri, Macron premtoi se situata në pikat e karburanteve do të kthehet në normalitet në javën e ardhshme. (Irma)