Franca dërgon gaz direkt në Gjemani, jo më nga Belgjika
2022-10-15 10:37:45

foto/VCG

foto/VCG

Për herë të parë Franca ka nisur të dërgojë gaz direkt në Gjermani, ndërsa deri më tani i ka dërguar nëpërmjet Belgjikës.

Një ngjarje historike, u vlerësua nga Thierry Trouvet, menaxher i përgjithshëm i “GRTgaz”, kompania që menaxhon rrjetin francez të transmetimit të gazit, raporton “RTSH”.

Këto dërgesa të para konkretizojnë një marrëveshje ndihme reciproke të zyrtarizuar më 5 shtator midis liderëve të dy vendeve, me synimin për të luajtur një rol të solidaritetit evropian në një kohë kur gazi është i tepër kërkuar dhe çmimi i tij është marramendës.

Dërgesat e para të gazit drejt Gjermanisë ishin në sasi prej 31 gigavat orë në ditë. Niveli i këtyre dërgesave do të rivlerësohet çdo ditë në bazë të kushteve të rrjetit dhe do të jetë në gjendje të arrijë një sasi maksimale prej 100 gigavat orë në ditë.

Rusia ka ulur ndjeshëm dërgesat e gazit në Evropë, disa prej vendeve të së cilës ishin shumë të varura prej saj, si Gjermania, e cila ka nevojë për këtë energji për të drejtuar fabrikat dhe ekonominë e saj.

Franca ka më shumë gaz se fqinji i saj, sepse ka pasur dërgesa masive nga Norvegjia si dhe gaz natyror të lëngshëm (LNG) nga SHBA, të cilat pjesërisht e kanë lejuar atë të mbushë rezervat e saj dimërore në 100%.

Prandaj, të dy udhëheqësit ranë dakord që Franca do t'i dërgonte më shumë gaz Gjermanisë, e cila në këmbim mund të siguronte, nëse është e nevojshme, energji elektrike për fqinjin e saj, ku prodhimi i energjisë bërthamore është në pikën më të ulët. (Irma)