Parlamenti i Irakut zgjedh Abdul Latif Rashid si presidentin e ri
2022-10-15 11:06:21

foto/VCG

foto/VCG

Ligjvënësit irakianë zgjodhën Abdul Latif Rashid si presidentin e ri të Irakut, duke shënuar një hap vendimtar drejt formimit të një qeverie të re për vendin.

Rashid mori 162 vota në raundin e dytë të votimit, duke mposhtur Barham Salihun i cili mori 99 vota, bëri të ditur Parlamenti në në deklaratë, citon “Xinhua”.

Në raundin e parë të votimit, asnjë nga 39 kandidatët presidencialë nuk mori dy të tretat e votave të gjithsej 329 anëtarëve të parlamentit, por Rashid mori 156 vota dhe Salih u rendit i dyti me 99 vota.

Sipas Kushtetutës së Irakut, presidenti i zgjedhur duhet të mbledhë të paktën dy të tretat e votave të 329 anëtarëve të parlamentit. Nëse kjo nuk ndodh, dy kandidatët me numrin më të madh të votave do të konkurrojnë me njëri-tjetrin në një raund të dytë dhe ai që merr shumicën e votave do të shpallet president i Irakut.

I sapozgjedhuri Rashid u betua si president i Irakut, presidenti i pestë i vendit që nga viti 2003.

Pas seancës së parlamentit, Rashid ngarkoi Mohammed Shia' al-Sudani të formonte një qeveri të re. Si kryeministër i emëruar, ai do të ketë 30 ditë kohë për të formuar qeverinë e re, sipas kushtetutës. (Irma)