Sondazhi, shumë amerikanë e kanë fshehur infektimin prej koronavirusit
2022-10-13 14:42:45

Universiteti i Utahut bëri të ditur të hënën se, sipas një sondazhi që ka zhvilluar në dhjetorin e vitit të kaluar në ShBA, mbi 40 % e pjesëmarrësve u shprehën se kishin gënjyer për pyetjen nëse ishin infektuar prej koronavirusit. Lidhur me këtë, ekspertët e shëndetësisë vunë në dukje se ky është një problem kryesor që ka çuar në zgjatjen e epidemisë së COVID-19 në ShBA.

Screenshot nga uebsiti i Universitetit të Utahut (healthcare.utah.edu)

Nga uebsiti i Universitetit të Utahut (healthcare.utah.edu)

Në sondazh morën pjesë 1 700 veta, 721 prej të cilëve pohuan se e kishin fshehur infektimin e tyre dhe nuk kishin zbatuar këshillat e shëndetit publik, si për shembull, nuk morën masa parandaluese gjatë takimit me të tjerë dhe nuk u treguan mjekëve se ishin infektuar prej koronavirusit. Sondazhi zbuloi gjithashtu se shumë prej të pyeturve nuk kishin thënë të vërtetën edhe për vaksinimin, duke deklaruar që e kishin bërë vaksinën, kur në fakt nuk e kishin  bërë.

Ekspertët e shëndetit publik thanë se ky sondazh është shqetësues. Sipas tyre, mosraportimi i gjendjes shëndetësore dhe moszbatimi i masave parandaluese si mbajtja e maskës dhe distancimi social mund të zgjasë epideminë dhe të shkaktojë përhapjen në komunitet.