Vdekjet me armë në SHBA shënojnë rekord të lartë
2022-10-13 17:20:51

Vrasjet me arme zjarri (Foto Huff Post)

Vrasjet me arme zjarri (Foto Huff Post)

Vrasjet dhe vetëvrasjet me armë kanë arritur një nivel të lartë historik në Shtetet e Bashkuara, sipas një raporti të fundit nga Qendrat e SHBA-ve për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Nga viti 2020 deri në vitin 2021, shkalla e vrasjeve dhe vetëvrasjeve me armë zjarri u rritën me më shumë se 8 për qind, citon “Xinhua” zyrtarët shëndetësorë të CDC-së.

Për të qenë më specifikë, 81 për qind e vrasjeve dhe 55 për qind e vetëvrasjeve përfshinin përdorimin e armëve të zjarrit në vitin 2021, nga 79 për qind dhe 53 për qind në vitin 2020.

Ekspertët besojnë se rritja e shkallës së vrasjeve mund të pasqyrojë marrëdhëniet e prishura midis publikut dhe policisë.

Faktorë të tjerë që ata identifikojnë pas rritjes së dhunës me armë përfshijnë izolimin social, humbjen e vendeve të punës dhe presionet ekonomike. (Elona)