FMN ul parashikimin e rritjes globale për vitin 2023 në 2.7 për qind
2022-10-13 15:33:36

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon që ekonomia globale të rritet me 3.2 për qind këtë vit dhe 2.7 për qind në 2023-shin, me një rishikim në rënie prej 0.2 për qind për vitin e ardhshëm nga parashikimi i korrikut, sipas Raportit të Perspektivës Ekonomike Botërore, citon “Xinhua”.

“Ekonomia globale po përjeton një sërë sfidash të turbullta. Inflacioni më i lartë ndër dekada, shtrëngimi i kushteve financiare në shumicën e rajoneve, konflikti Rusi-Ukrainë dhe pandemia e vazhdueshme Covid-19, të gjitha këto ndikojnë shumë te perspektiva ekonomike”,- thuhet në raport.

“Ky është profili më i dobët i rritjes që nga viti 2001, përveç krizës financiare globale dhe fazës akute të pandemisë Covid-19 dhe reflekton ngadalësime të konsiderueshme për ekonomitë më të mëdha”,- vuri në dukje raporti. (Elona)