Sondazhi: 114 milionë amerikanë nuk kanë besim te sistemi i kujdesit shëndetësor
2022-10-13 15:58:39

Sondazhi i amerikaneve (Foto Xinhua) - Copy

Sondazhi i amerikaneve (Foto Xinhua) - Copy

Pothuajse gjysma e popullsisë së SHBA-së (44 për qind) ose rreth 114 milionë amerikanë i japin nota të dobëta (30 për qind) ose e quajnë të dështuar (14 për qind) sistemin e kujdesit shëndetësor të vendit, sipas një raporti të ri nga “West Health” dhe “Gallup”.

“Notat e larta ishin të pamjaftueshme, me sistemin e kujdesit shëndetësor që mori një notë mesatare C-minus. Gratë dhe amerikanët hispanikë dhe aziatikë dhanë vlerësimet më negativë, me rreth gjysmën e secilit grup që i caktuan sistemit një notë D për të dobët ose F si të dështuar në krahasim me rreth 40 për qind të meshkujve dhe 43 për qind të amerikanëve të bardhë dhe të zinj”,- bëri të ditur “West Health” në raportin e tij, citon “Xinhua”.

Organizatat i kërkuan një kampioni përfaqësues kombëtar prej më shumë se 5500 amerikanësh që të jepnin një notë (A-shkëlqyeshëm, B-mirë, C-e kënaqshme, D-e dobët dhe F-dështon) për sistemin e kujdesit shëndetësor në përgjithësi dhe nota individuale për përballueshmërinë, barazinë, aksesin dhe cilësinë e kujdesit shëndetësor. (Elona)