Subvencionet e energjisë ndezin mosmarrëveshje brenda BE-së
2022-10-12 18:02:07

Përballë ndikimit të krizës energjetike, qeveria gjermane ka njoftuar se do të japë 200 miliardë euro subvencione për energjinë. Ky vendim ngjalli mosmarrëveshje brenda Bashkimit Evropian. Shumë vende të BE-së mendojnë se masa e Gjermanisë dëmton konkurrencën dhe u jep kompanive gjermane epërsi të padrejtë ndaj kompanive nga vendet e tjera. Kryeministri italian Mario Draghi theksoi publikisht: "Nuk mund të krijojmë qarqe të vogla bazuar në hapësirën tonë fiskale për të manovruar, por duhet të jemi të bashkuar".

Ka edhe mosmarrëveshje brenda BE-së mbi çështjet e ndalimit të naftës ruse dhe të vendosjes së kufijve të çmimeve për gazin natyror rus etj. BE-ja ka pasuar ShBA-në në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, gjë që jo vetëm që dëmton interesat ekonomike evropiane, por edhe kërcënon unitetin e BE-së.