Ndihmë për përmirësimin e jetës së fshatarëve
2022-10-11 18:54:58

Historia jetësore dhe e kontributit të Lu Xiuxing për rritjen e nivelit të jetesës së fshatarëve të Guzao është mjaft frymëzuese. Përmes viteve të përpjekjeve të Lu-së, Guzao është bërë një fshat model në provincë.

Kur Lu Xiuxing punon në fshatin Guzao të Chancheng, një distrikt në qytetin Foshan, të provincës kineze Guangdong,  mban gjithmonë një kapele kashte në tryezën e saj.

Lu, sekretarja e Partisë e  fshatit e vendos me lehtësi kapelen kur del jashtë dhe e vendos përsëri në tavolinë kur të kthehet në zyrë.

38-vjeçarja lëviz çdo ditë nëpër fshat, duke biseduar me banorët për të mësuar rreth nevojave të tyre, ndërsa merret me çështje të ndryshme që lidhen me komunitetin e tyre.

Kapelja prej kashte është një mjet i nevojshëm për ta ndihmuar atë të përmbushë kërkesat e rolit të saj si kuadër fshati  në Guangdong, ku dielli mund të jetë ende përvëlues në vjeshtë.

Lu Xiuxing (në mes), sekretari i partisë i fshatit Guzao në Foshan, krahinë e Guangdong, takohet me banorët më 7 shtator 2022./Xinhua

“Fshati kërkon që unë të përdor të gjitha aftësitë e mia”, tha ajo, duke shtuar se në punën  në fshat kërkohet pasion dhe guxim.

Lu, e cila iu bashkua Partisë Komuniste të Kinës në maj të vitit 2003, hoqi dorë nga një punë e paguar mirë në një zonë urbane dhe zgjodhi t'i përkushtohej punës në bazë në vitin 2014. Si dikush nga jashtë fshatit, në fillim  Lu nuk u mbështet gjerësisht nga fshatarët.

Por gradualisht ajo u njoh me fshatarët përmes shumë vizitave në shtëpitë e tyre, duke dëgjuar pikëpamjet e tyre dhe duke kryer përgjegjësitë e saj.

Në prill të vitit 2017, Lu u zgjodh sekretare e Partisë e fshatit Guzao për shkak të punës së saj të shkëlqyer. Ajo filloi menjëherë të fokusohej në terren, duke u kërkuar anëtarëve të Partisë që të merrnin pjesë aktive në zhvillimin e fshatit.

Në korrik të vitit 2018, Lu rivitalizoi me sukses një pjesë toke që mbulon rreth 11,800 metra katrorë, pranë kryqëzimit të një autostrade, duke e shndërruar zonën në një bazë industriale digjitale.  Kjo zonë kishte qenë e pashfrytëzuar për  shumë vite përpara se ajo të merrte detyrën. Si rezultat, fshati regjistroi një rritje të pesëfishtë të të ardhurave nga qiratë nga toka.

Në vitin 2019, Lu zgjidhi me sukses një mosmarrëveshje që përfshinte ndërtesat e fabrikës dhe të drejtat e përdorimit të tokës në një zonë tjetër industriale në fshat, duke çuar në një rritje të konsiderueshme të të ardhurave kolektive të fshatit dhe dividentëve për banorët.  Një vit më vonë, Lu bleu gjithashtu rreth 50,000 m2 të pronës së fshatit përmes ankandit gjyqësor dhe i dha me qira ato me sukses, duke e ndihmuar fshatin të fitonte një qira vjetore prej rreth 10 milionë juanë (1.5 milionë dollarë).

Pas vitesh zhvillimi, Lu ndihmoi fshatin e saj të fitonte një të ardhur kolektive vjetore prej më shumë se 100 milionë juanë për herë të parë, nga 68.6 milionë juanë të regjistruar vetëm disa vite më parë.

Si pjesë e përmirësimeve të mëtejshme të jetesës së njerëzve dhe mjedisit, Lu udhëhoqi ekipin e saj për të transformuar rrjetet kabllore të fshatit, për të përfunduar projektet e devijimit të ujërave të shiut dhe ujërave të zeza dhe për të përmirësuar cilësinë e ujit të lumenjve dhe peizazhit përreth.

Lu ka fituar edhe vlerësime për kontributin e saj në luftën kundër pandemisë COVID-19. Përmes viteve të përpjekjeve të Lu-së, Guzao është bërë një fshat model në provincë.

Zhang Fan, një zyrtar në departamentin e organizimit të Komitetit të partisë në Foshan tha se Lu kishte punuar mjaft mirë  për bashkimin e fshatarëve për të ndihmuar në zhvillimin e fshatit të tyre.

Në njohje të punës së saj në nivelin bazë, Lu u zgjodh si deputete në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), i cili do të mbahet në Pekin këtë muaj, pasi ajo u zgjodh si një anëtare alternative e Komitetit të 13-të Provincial të Partisë të Guangdong në maj.

"Është një nder, që do të marr pjesë në Kongresin e 20-të Kombëtar të Partissë dhe më inkurajon të vazhdoj punën time në nivelin bazë," tha Lu.