Ibrahimaj: Papunësia u ul me 11.6% në 6 muajt e parë të vitit
2022-10-11 14:33:58

Ministrja e Financave dhe Ekonomise Delina Ibrahimaj (Foto Facbeook ministrja Ibrahimaj)

Ministrja e Financave dhe Ekonomise Delina Ibrahimaj (Foto Facbeook ministrja Ibrahimaj)

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi të hënën se pavarësisht se konflikti aktual në Europë ka ndikuar negativisht, ekonomia në Shqipëri ka pasur një performancë pozitive, shkruan “RTSH”.

Sipas ministres, gjatë gjysmës së parë të vitit, papunësia u ul me 11.3% ndërsa punësimi u rrit e 4.3% në krahasim me vitin e kaluar.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se për këtë vit parashikohet që të ketë një nivel mesatar inflacioni nën nivelin 6.5% ndërsa thekson se vitin e ardhshëm inflacioni do të jetë në rënie.

“Situata është në kontroll, mbetemi vigjilent  për amonitozuar dhe jemi përgatitur për disa skenar alternativ”,- tha ministrja. (Fatosi)