Mediat amerikane: Borxhi kombëtar i ShBA-së i kalon për herë të parë 31 trilionë dollarët
2022-10-11 14:00:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Uebsajti amerikan i lajmeve të biznesit "Quartz" raportoi të mërkurën e kaluar se të dhënat më të fundit të publikuara nga Departamenti i Thesarit i ShBA-së tregojnë që borxhi i 

përgjithshëm kombëtar i ShBA-së i kaloi 31 trilionë dollarët për herë të parë në histori, duke iu afruar kufirit të borxhit prej 31.4 trilionë dollarësh të vendosur nga Kongresi.

Sipas raportit, dukuria e huadhënies ekstreme në Shtetet e Bashkuara filloi gjatë epidemisë së COVID-19, dhe megjithëse presidenti Biden deklaroi "fundin e epidemisë", huadhënia nuk mbaroi. Ndërsa normat e interesit rriten, kostot e huamarrjes do të shtohen gjithnjë e më shumë.

Foto nga VCG

Sipas një organizate jofitimprurëse jopartiake kushtuar edukimit të qytetarëve për sfidat fiskale të vendit, huamarrja e tepërt do të çojë në presione të vazhdueshme inflacioniste, do ta ngrejë borxhin kombëtar të ShBA-së në rekorde të reja që në vitin 2030 dhe pagesat e interesave federale gjatë dekadës së ardhshme do të trefishohen.