Intensifikohet kriza energjetike europiane
2022-10-10 17:15:00

Ditët e fundit, Shërbimi Suedez i Sigurisë publikoi rezultatin fillestar të hetimit mbi incidentin e shpërthimit të gazsjellësit “Nord Stream” në Baltik, ku vihet në dukje se është shtuar dyshimi për dëmtimin e qëllimshëm të gazsjellësit. Ajo që është e sigurt është që incidenti i gazsjellësit “Nord Stream” ka thelluar paqartësinë e sigurisë energjetike të Europës, duke intensifikuar krizën energjetike në vende të ndryshme europiane.

Palët e ndryshme spekulojnë lidhur me autorët e sabotimit të gazsjellësit. Është interesante që ish-ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski shkroi në medien sociale: “Faleminderit, ShBA”, duke bashkëngjitur një fotografi të shpërthimit të gazsjellësit “Nord Stream”. (Fani)