Moduli i dytë laboratorik i stacionit hapësinor të Kinës mbushet me karburant për nisjen e tetorit
2022-10-10 17:27:16

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Mengtian”, moduli i dytë laboratorik që do të niset për në stacionin hapësinor të Kinës këtë muaj, u mbush me karburant të dielën, njoftoi Agjencia e Fluturimeve Hapësinore me Astronautë e Kinës.

“Mengtian”, përbërësi kryesor i fundit i stacionit hapësinor, u transportua në Vendin e Lëshimit të Anijeve Kozmike të Wenchang-ut në provincën Hainan të Kinës Jugore në fillim të gushtit.

Që atëherë, kanë përfunduar në vend montimi i përgjithshëm dhe testimi i modulit laboratorik.

Raketa bartëse “Marshimi i Madh-5B Y4”, e cila do të nisë “Mengtian”-in, u transferua në Wenchang më 3 shtator.

Stacioni hapësinor kinez përbëhet tani nga moduli qendror “Tianhe”, moduli laboratorik “Wentian”, anija kozmike “Shenzhou-14” dhe anija kozmike e mallrave “Tianzhou-4”, dhe aty jetojnë tashmë tre anëtarët e ekuipazhit të “Shenzhou-14”.