Kina i dorëzon Zimbabvesë një depo moderne farmaceutike
2022-10-10 16:22:15

Kina nderton depon e farmacise ne Zimbabve (Foto imsilkroad)

Kina nderton depon e farmacise ne Zimbabve (Foto imsilkroad)

Kina i dorëzoi qeverisë së Zimbabvesë një magazinë farmaceutike të teknologjisë moderne, shumë milionë dollarësh, e cila do të rrisë kapacitetin e ruajtjes së barnave në vend dhe do të përmirësojë sistemin e saj të shpërndarjes shëndetësore, njofton “Xinhua”.

I ndërtuar dhe financuar nga qeveria kineze, projekti kushtoi 22 milionë dollarë amerikanë dhe ndodhet në spitalin e dytë më të madh të referimit të vendit, Spitalin Qendror Sally Mugabe, në Harare.

Ndërtimi i magazinës nga “Anhui Foreign Economic Construction Group Limited” (AFECC) i Kinës filloi në vitin 2019 dhe përfundoi në prill 2022.

Duke folur në ceremoninë e dorëzimit dhe komisionimit, presidenti i Zimbabvesë Emmerson Mnangagwa vlerësoi Kinën për mbështetjen e saj ndaj sektorit shëndetësor të Zimbabvesë.

Ai vuri në dukje se një solidaritet dhe mbështetje e tillë sinjalizon lidhjen e fortë midis dy vendeve, duke shtuar se vendi është mirënjohës ndaj Kinës dhe magazina e re përmbush standardet ndërkombëtare të ruajtjes efikase të ilaçeve.

Magazina, një nga më të mëdhatë në rajonin e Afrikës Jugore, ka një sipërfaqe prej rreth 43.000 metra katrorë dhe një sipërfaqe ndërtimi prej rreth 13.700 metra katrorë.

Magazina Kombëtare Farmaceutike është një nga projektet e shumta që paraqet ndihmën kineze për Zimbabve, së bashku me disa projekte në sektorët e bujqësisë, ujit, energjisë, infrastrukturës, arsimit dhe shëndetësisë. (Fatosi)