Media amerikane: Të shtënat në ShBA, nivel të ri gjatë 30 vjetëve të fundit
2022-10-09 15:48:19

foto/VCG

foto/VCG

Sipas njoftimeve nga e përjavshmja amerikane “U.S. News & World Report” të enjten, raporti i fundit i publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) të ShBA-së tregon se nga viti 2020 deri në vjet, vdekjet nga të shtënat me armë dhe vetëvrasjet në ShBA u rritën mbi 8 për qind, duke arritur një nivel të ri që nga fillimi i viteve ’90 të shekullit të kaluar. Armët e zjarrit janë përdorur në 81 për qind të vrasjeve dhe 55 për qind të vetëvrasjeve vitin e kaluar, me një shtim përkatësisht 79 dhe 53 për qind në krahasim me vitin 2020. 

Raporti tregon gjithashtu se afro-amerikanët zënë përqindjen më të lartë të vdekjeve nga armët për të gjitha moshat. Krahasuar me meshkujt e bardhë të së njëjtës moshë, të rinjtë afro-amerikanë 10 deri në 24 vjeç kanë një shkallë më të lartë të vdekjeve nga armët.

Ekspertët amerikanë mendojnë se rritja e përqindjes së vdekjes nga të shtënat lidhet me racizmin, presionin ekonomik dhe prishjen e marrëdhënieve ndërmjet publikut e policisë.