Rusia dëbon të ngarkuarën me punë të Lituanisë
2022-10-08 13:12:33

Rusia e ka shpallur të ngarkuarën me punë të Lituanisë në Rusi, Virginija Umbrasiene, “persona non grata”, njoftoi Ministria e Jashtme ruse.

Një punonjës nga Ambasada e Lituanisë u thirr në Ministrinë e Jashtme për dëbimin e pajustifikuar të të ngarkuarit me punë në Lituani në fillim të kësaj jave dhe u informua për vendimin e Rusisë, njoftoi ministria në një deklaratë, cituar nga “Xinhua”.

Diplomati lituanez ka pesë ditë për t'u larguar nga territori i Rusisë, bëri të ditur ministria, duke shtuar se Moska zyrtare rezervon të drejtën të marrë masa shtesë nëse veprime të mëtejshme armiqësore ndërmerren nga Lituania. (Irma)